BE do t’ia lejojë Britanisë udhëtimin pa viza edhe në rast të daljes pa marrëveshje

21:31 | 1 Shkurt 2019
Arbresh.info

Nëse Britania largohet nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje, qytetarët e Britanisë së Madhe do të jenë ende në gjendje të vizitojnë bllokun pa viza deri në 90 ditë, thanë të premten ambasadorët e 27 shteteve të tjera të BE.

90 ditët mund të merren në çdo periudhë 180-ditore, thanë të dërguarit në Bruksel, transmeton portali arbresh.info.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të Këshillit të Evropës, ambasadorët thanë se përjashtimi për viza ishte “dhënë me kusht reciprocitetit”, që do të thotë se Britania e Madhe pritej gjithashtu të mos kërkonte viza nga shtetasit e BE për qëndrime të shkurtra.

“Në rast se Mbretëria e Bashkuar paraqet një kërkesë për vizë për shtetasit e së paku një shteti anëtar në të ardhmen, mekanizmi ekzistues i reciprocitetit do të zbatohej dhe (BE) do të angazhohej të vepronte pa vonesë në zbatimin e mekanizmave”, paralajmëruan ata.

Nëse miratohet, legjislacioni do t’i vinte shtetasit britanikë në të njëjtën linjë me qytetarët e Kanadasë dhe Australisë, të cilëve u lejohet gjithashtu të vizitojnë zonën Shengen të BE-së pa viza për 90 ditë.

Megjithatë, propozimi është i ndarë nga një rregullore afatgjatë e BE, efektive në vitin 2020, që krijon një “autorizim paraprak” për udhëtimin nga vizitorët nga vendet ku BE nuk kërkon vizë, aktualisht më shumë se 60.

Sipas këtij sistemi, vizitorët mund të udhëtojnë brenda dhe jashtë BE-së për tre vjet për 7 euro ($ 8). Britania do të bashkohet me këtë grup pas Brexit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme