Elvana Gjata: Jam e dërrmuar, nuk e kam aspak të lehtë

20:57 | 1 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Janë bërë disa muaj që pas ndodhisë tragjike në “Bllok” në Tiranë, ku ishte e përfshirë dhe këngëtarja Elvana Gjata. 

Ngjarja në bllok tronditi opinionin e gjërë, e i dashuri i Elvanës ishte i përfshirë në gjithë këtë, ku pati të vrarë dhe plagosur.

Por, pas kaq shumë kohësh Elvana Gjata ka thyer heshtjen përmes një postimi në Instagram.

“Nuk e kam aspak te lehte kete moment, por e kuptoj qe me duhet ti them dy fjale, pasi u detyrohem shume te gjithe atyre qe cdo dite me kane shkruar duke me pyetur per shendetin, e duke me ofruar mbeshtetjen e tyre… kolege, miq, te aferm, dhe sigurisht ata qe kurre nuk me kane braktisur e kurre nuk kane reshtur me dashurine e tyre ndaj meje dhe muzikes time, fansat e mi.

Po… kam kaluar nje periudhe shume te veshtire… fizikisht dhe moralisht… e derrmuar dhe e vrare nga fjale, fjale,fjale… edhe me shume se sa une ne kete moment mund te shpreh me fjale…

Kurre ne jeten time si kam dashur keq askujt…ajo qe kam dashur gjithmone eshte te shoh vec lumturi, kudo ku kemi qene bashke, ne cdo koncert e cdo video qe ju keni publikuar me kenget e mia.
Nuk e kam aspak te lehte, por ju kam ju… e do vazhdoj te bej ate per te cilen me keni dhuruar kaq shume dashuri ne me shume se 10 vjet e pa te cilen nuk di a mund te jetoj…”, ka shkruar Elvana Gjata.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme