Bashkia e Tiranës jep 600 bursa vjetore për nxënësit, ja kush përfiton

20:22 | 1 Shkurt 2019
Arbresh.info

600 nxënës të kryeqytetit në shkollat nëntëvjeçare dhe gjimnaze do të përfitojnë bursa vjetore. Bashkia e Tiranës u vjen në ndihmë atyre familjeve që kanë vështirësi për të mbështetur arsimimin e fëmijëve të tyre.

Kjo u bë e mundur me miratimin nga Këshilli Bashkiak të vendimit “Për miratimin e listave të nxënësve të arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike, që përfitojnë bursa, për vitin shkollor 2018-2019” ku detajohen emrat të të gjithë përfituesve.

Ky vendim sqaron se 600 nxënës që jetojnë në konvikte apo u përkasin familjeve në nevojë përfitojnë një shumë prej 65 000 mijë lekësh në vit.

Në këtë mënyrë bashkia e kryeqytetit vijon mbështetjen e saj për arsimin e fëmijëve të Tiranës edhe në rastet kur familjet e tyre kanë vështirësi për të garantuar këtë të drejtë themelore për çdokënd./Abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme