Google ADS

Hoxhaj nis takimet konsultative me akademikë e profesorë për dialogun

20:06 | 1 Shkurt 2019
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka nisur mbajtjen e takimeve me grupe të ndryshme të interesit për t’i informuar dhe për të kërkuar kontributin dhe përkrahjen e tyre në lidhje me shumë tema që do të diskutohen në dialogun me Serbinë.

Hoxhaj ka takuar profesorë nga kolegji uiversitar UBT m të cilët ka diskutuar për qasjen që Kosova do ta ketë për temën e të pagjeturve, pronave, dëmet e luftës, e tema të tjera të cilat do të jenë pjesë e marrëveshjes finale me Serbinë.

Hoxhaj ka theksuar se marrëveshja do të përfundojë me njohje të ndërsjellë mes dy vendeve, duke shtuar se përkrahja e tyre është e domosdoshme për të arritur një gjë të tillë.

“Një bashkëbisedim i këndshëm me drejtues, akademikë dhe profesorë të UBT-së për të folur rreth zhvillimeve të fundit dhe dialogun Kosovë-Serbi. Përkrahja dhe ekspertiza e tyre është e domosdoshme për ta përmbyllur dialogun me njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB”, ka thënë Hoxhaj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme