Ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli po mer pjesë në takimin jo-formal të organizuar nga Rumania si kryesuese e Presidencës së Këshillit të BE-së, për vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.
Në komunikatën e MPJ-së është bërë e ditur se ministri Pacolli, ka zhvilluar takime edhe me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini, dhe komisionerin për zgjerim, Johannes Hahn.
Pacolli ka kërkuar që të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht taksës 100% që është vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës.
“Gjatë takimit me ministrin e jashtëm slloven, është biseduar për mbështetjen e Republikës së Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, marrëdhëniet dy palëshe dhe mbështetjen e tyre në proceset e tjera integruese euro-atlantike, ndërsa me dy bashkëbiseduesit e tjerë nga BE-ja ka folur për procesin e dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Me këtë rast, ministri Pacolli kërkoi, që dialogu të vazhdoj pavarësisht masës së vendosur nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.
Pacolli gjithashtu ka zhvilluar takime edhe me homologët e tij nga vende të ndryshme, duke nisur nga ministri i jashtëm polak, Jacek Czaputowicz, të Çekisë, Tomas Petricek, dhe sllovakun Miroslav Lajcak.
“Gjatë takimit me ministrin e jashtëm slloven, është biseduar për mbështetjen e Republikës së Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, marrëdhëniet dy palëshe dhe mbështetjen e tyre në proceset e tjera integruese euro-atlantike, ndërsa me dy bashkëbiseduesit e tjerë nga BE-ja ka folur për procesin e dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Nga kryediplomati polak, Pacolli ka kërkuar ndihmë për liberalizimin e vizave, kurse zv/kryeminstrit të Kosovës iu kërkua ri-shqyrtimi i vendimit për taksën.
“Gjatë takimit me kryediplomatin polak, ministri i jashtëm, Pacolli, është siguruar për përkrahjen e këtij shteti në të gjitha proceset integruese ndërkombëtare të vendit tonë si dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Më pas, është shfaqur interesim mbi mbarëvajtjen e procesit të dialogut në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përderisa diplomati polak kërkoi ri-shqyrtimin e taksës së vendosur ndaj Serbisë”, bëhet e ditur në njoftim.
Në të gjitha takimet, Pacollit i është kërkuar vazhdimi i dialogut dhe marrëveshja finale me shtetin serb.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte