E konfirmuar, Dzeko suspendohet dhe gjobitet

19:51 | 1 Shkurt 2019
Arbresh Info

Sulmuesi i Romas, Edin Dzeko është suspenduar për dy ndeshje në Kupë të Italisë dhe është gjobitur me 10 mijë euro për sjellje të keqe në ndeshjen kundër Fiorentinas të mërkurën.

Faqja zyrtare e AS Romas në Twitter ka konfirmuar për dënimin “për gjuhë ofenduese si protestë ndaj vendimit të gjyqtarit” gjatë disfatës 7 me 1 të “Giallorossëve” nga Fiorentina në çerekfinale, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, boshnjaku është i lirë për tu përballur me Milanin në Serie A këtë të diele për shkak se suspendimi nuk vlen për kompeticione të ndryshme.

Kjo vjen pas shfaqjes së një video ku sulmuesi duket duke pështyrë gjyqtarin Gianluca Manganiello, megjithëse kjo nuk ka qenë asnjëherë bindëse./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme