Ky është moti për vikend

19:37 | 1 Shkurt 2019
Arbresh.info

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se masat e ajrit të ardhura nga pjesa juglindore e kontinentit do të mbesin prezent edhe për gjatë dy ditëve të vikendit në Kosovë.

Ky institut ka publikuar matjet e temperaturave për vikend.

“Në këto kushte do të mbaj mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Në pjesën perëndimore priten riga të izoluara shiu, ndërsa pjesa më e madhe e territorit mbetet nën ndikimin e vranësirave kalimtare. Në fushat termike dhe barike sërish pritet të ketë ngritje, duke bërë që merkuri në termometër të shënoj vlera dyshifrore në shumë pjesë të vendit”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Sipas Institutit, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme