Zyrat e aplikimit për karta ID të hapura edhe në fundjavë

19:40 | 1 Shkurt 2019
Arbresh.info

Zyrat e aplikimit për karta identiteti do të qëndrojnë të hapura edhe këtë të shtunë në qytetet kryesore të vendit.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, njofton se për shkak të fluksit të aplikimeve për karta identiteti dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, ka urdhëruar hapjen e zyrave të aplikimit për Tiranën dhe disa prej qyteteve kryesore të vendit, edhe ktë të shtunë, pas asaj të javës së kaluar.

Në kuadër të masave që janë marrë për përballimin e fluksit, përveç Tiranës, do të jenë funksionale zyrat e aplikimit në qytetet: Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje, Korçë, Shkodër, Kamëz dhe Vlorë. /abcnews.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme