Mario Mandzukic është rikthyer te skuadra e Juventusit për ndeshjen e tyre në Serie A kundër Parmas të shtunën, por Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci janë duke munguar.
Mandzukic është menduar se do të jetë jashtë fushës për disa muaj si pasojë e lëndimit në kofshë, por sulmuesi ka mbajtur fjalën e tij dhe i është bashkuar Cristiano Ronaldos, Paulo Dybalas, Douglas Costas, Moise Keanit dhe Federico Bernardeschit në sulm të Juves, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Bonucci dhe Chiellini, ashtu siç pritej, nuk janë përfshirë në vizitën e tyre te Parma derisa vazhdojnë të rikuperohen nga problemet e tyre me lëndime.
Si një zëvendësues i tyre është Martin Caceres, i cili është pjesë e skuadrës për herë të parë për një ndeshje qysh pas rikthimit të tij nga Lazio./arbresh.info/
Skuadra e plotë e Juves për ndeshjen kundër Parmas: Szczesny, Perin, Pinsoglio; De Sciglio, Caceres, Alex Sandro, Cancelo, Rugani, Spinazzola; Pjanic, Khedira, Matuidi, Emre Can, Bentancur; Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Mandzukic, Kean, Bernardeschi
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...