Basha: Sistemi ekonomik duhet çliruar nga zaptimi i trefishtë i tregut

17:48 | 1 Shkurt 2019
Arbresh.info

Partia Demokratike ka prezantuar alternativën e saj për zhvillimin e ekonomisë në vend. Në takimim me shoqatat e biznesit, kryetari demokrat e ka vënë theksin në clirimin e sistemit ekonomik nga zaptimi sipas tij i krimit, oligarkisë dhe burokracisë.

Një piramidë e re financiare po vihet në zbatim nga kryeministri Edi Rama. Paralajmërimin e bëri kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Kemi sinjale që 1,5 miliardë dollarë kontrata korruptive do të hidhen në treg këtë vit. E paralajmëroj sistemin bankar dhe institucionet financiare të mos bëhet pjesë e kësaj piramide nëse nuk duan që kjo piramidë t’i marrë me vete”.

Në takimin me shoqatat e biznesit kryetari demokrata prezantoi shtyllat e programit ekonomik të Partisë Demokratike. Fillimisht tha ai sistemi ekonomik duhet cliruar nga zaptimi i trefishtë i tregut: Krimi, Oligarkia dhe Burokracia.

“Oligarkia meriton të njëjtën luftë si krimi. Ajo vjedh e grabit të sotmen dhe të ardhmen, njësoj si krimi. Një grusht kompanish të oligarkeve dhe rrjetit të tyre fitojnë thuajse të gjithë tenderët shtetërorë, kontratat PPP, lejet e licensat, me çmime super favorizuese për ta, me fonde limite qe i caktojne vete dhe i fitojne vete. Grabitje e financave publike, rritje e borxhit për çdo shqiptar”.

Në platformen e demokratëve asnjë kontratë, leje a licencë e fituar në mënyrë abuzive nuk do të mbetet në fuqi. Çdo pasuri e vënë abuzivisht do të hetohet me barrën e provës të ligjshmërisë mbi oligarkët e nëse gjendet në keqbërje ndaj popullit e vendit, do të konfiskohet deklaroi Lulzim Basha.

Reformës së thellë nuk do t’i shpëtojnë inspetoriatet dhe sistemi i licensave.

“Asnjë biznes nuk do të shpenzojë më shumë se 5 ditë pune në vit për të pritur inspektorët, nga mbi 100 ditë që është sot. Gjatë qeverisjes sonë, në vetëm një mandat, Shqipëria do të renditet në 30 me nivelin më të ulët të burokracisë”.

Kjo reformë e propozuar nga Lulzim Basha është e domosdoshme të realizohet tha Kryekëshilltari ekonomik i grupit të CDU,Martin Henze

“Politika ekonomike në Shqipëri, që nga viti 2013, ka dështuar. Shifrat e papunësisë janë shumë të larta. Para dy ditësh bisedova me zotin Ervin Bushati të Partisë Socialiste, i cili më me foli për shifra që nuk m’u dukën të besueshme, sepse vetem nga viti 2015, nga vendi juaj kanë ikur çdo vit mbi 58 mijë njerez. Pra ju keni humbur shumë njerëz. Pavarësisht kesaj vale shumë të madhe emigrantesh, papunësia mbetet shumë e madhe. Sipas këndvështrimit tonë, qeveria e tanishme ka rrotur papunësinë në kuotën më të lartë dhe i mbetet që Shqipërinë ta popullojnë njerëz të ardhur nga Azia, Kina, meqë shqiptarët po largohen”.

Sipas Partisë Demokratike paketa ligjore e propozuar është e plotë dhe do të ketë efekt nëse zbatohet çdo pikë e saj. /abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme