Ministri i Infrastrukturës, njëherit nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj, në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit tha se Qeveria i ka votat për ta kaluar buxhetin në seancën e paraparë të mbahet të shtunën.
Lekaj pohoi se kushti që PSD e ka kërkuar për shkarkimin e Rikalos do të ndodh nesër (e shtunë).
“Fatbardhësisht do të kemi miratimin e buxhetit, votat janë të siguruara. Ligji për paga do të procedohet. Marrëveshja me PSD-në do të respektohet me përpikmëri, që mund të them që edhe shkarkimi i Rikalos do të ndodh. E kam kolegë, por më vijë keq…”, tha Pal Lekaj në Debat Plus në RTV Dukagjini.
Mes tjerash Lekaj tha se nuk ka përçarje brenda koalicionit dhe se koalicioni po i kalon ditët më të mira që nga fillimi.
“Koalicioni numëron ditët më të mira që I kanë pasur. Sot erdhi edhe vendimi se greva në arsim do të ndërpritet. Bashkarisht Kryeministri, Kryeparlamentari dhe z.Limaj dhe gjithë koalicioni janë dakorduar që nga e hëna të filloj mësimi. Kjo është një dëshmi dhe porosi për të gjithë ata që mendojnë se koalicioni po lëkundet që të shohin edhe marrëveshjen e sotme”, deklaroi Pal Lekaj.
Me tjerash në emisionin “Debat Plus” për herë të parë u prezantua projekti i autostradës së Dukagjinit, puna e së cilës pritet të nisë në tetor të këtij viti ndërsa projekti në tërësi do të kushtojë rreth 1 miliard euro.
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...