Kryeministri I Maqedonisë Zoran Zaev, dhe homologu i tij grek, Aleksis Cipras janë përzgjedhur për marrjen e çmimit prestigjioz ”Ewald von Kleist”, si mirënjohje për përpjekjet e tyre për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve dhe për nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, që ndryshoi emrin e Maqedonisë në Maqedonia e Veriut.
”Çmimi do të jepet në Konferencën e Mynihut për Sigurinë (MSC) më 16 shkurt”, njoftoi presidenti i MSC-së, Chairman Wolfgang Ischinger.
Konfirmohet se Cipras dhe Zaev kanë pranuar ftesën për të qenë të pranishëm në këtë konferencë.
Për herë të parë, ky çmim u dha në vitin 2009 dhe ndër fituesit janë Henry Kissinger, Javier Solana, Helmut Schmidt, Valery Giscard D’Estaing, OSBE, Joachim Gauck dhe John McCain./AlsatM/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...