Deputeti Pacolli përshëndet marrëveshjen për ndalim të grevës

17:04 | 1 Shkurt 2019
Arbresh.info

Deputeti nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli ka përshëndetur ndalimin e grevës tre javore të mësimdhënësve.

Ai e ka quajtur lajm të mirë për të gjithë e në veçanti për nxënësit dhe mësimdhënësit, shkruan arbresh.info.

Për më tepër lexoni shkrimin e tij të plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës jam shumë i lumtur për arritjen e marrëveshjes së sotme, me qëllim të ndaljes së grevës dhe ri-fillimit të mësimit. Ky është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, e në veçanti për nxënësit dhe mësuesit tanë.

Punëtorët e arsimit, pa dallim, kanë qenë pjesë e proceseve të mëdha dhe mbi të gjitha kontribuues të vazhdueshëm në shtet krijim dhe shtet ndërtim, përmes misionit të tyre fisnik që është dhënia e dijës. Nuk e kam asnjë dilemë që të gjithë punëtorët e arsimit kanë merituar dhe meritojnë trajtim dinjitoz dhe pagë dinjitoze.

Si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues i sovranit, kam mbështetur në vazhdimësi dhe do të mbështes edhe në të ardhmen iniciativat që fuqizojë pozicionin e punëtorëve të arsimit në shoqërinë kosovare.

Me respekt,

Islam Pacolli

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme