Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është duke qëndruar për një vziitë zyrtare në Bukuresht.
Pacolli në rrjetin e tij facebook ka ka takuar homologun e tij nga Rumania, Teodor Melescanu me të cilin kanë biseduar për dialogun dhe bashkëpunimin rajonal në pikëpamje të sfidave globale.
Ndër të tjera, Pacolli ka zhvilluar takime edhe me homologun çek, Tomáš Petříček, atë slloven, Miro Cerar, sllovak, Miroslav Lajčák dhe polak, Jacek Czaputoëicz.
Statusi i plotë:
Me ftesë të homologut të tim nga Rumania, Teodor Meleșcanu, sot po qëndroj në Bukuresht të Rumanisë, ku po marr pjesë në takimin jo-formal, të organizuar nga Rumania, si kryesuese e Presidencës së radhës e Këshillit të BE-së, për vendet anëtare të BE-së, Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.
Takimi i tillë, respektivisht dreka jo-formale, që përfundoi pak më herët me të gjithë pjesëmarrësit e lartpërmendur, ishte një mundësi për shkëmbim jo-formal të pikëpamjeve mbi të ardhmen e rajonit, ndërsa qëllimi i diskutimeve, që të forcohet dialogu dhe bashkëpunimi rajonal në pikëpamje të sfidave globale. Zhvillova takime bilaterale edhe me homologun çek, Tomáš Petříček, atë slloven, Miro Cerar, sllovak, Miroslav Lajčák dhe polak, Jacek Czaputoëicz. Kosova gëzon një mbështetje të qëndrueshme dhe të palëkundur në të gjitha proceset e rëndësishme që na presin përpara.
https://www.facebook.com/behgjeti/videos/412366639502339/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...