62 vajza të moshës nën 18 vjeç kanë ndërprerë shtatzëninë, ndërsa 731 të mitura kanë lindur gjatë periudhës 2016-2017, tregon raporti i posaçëm i Avokatit të Popullit.
Numri më i madh i nënave të mitura janë të përkatësisë etnike rome gjegjësisht 405 prej tyre, ndërsa 162 janë femra maqedone derisa shqiptare janë 109. Abortet janë regjistruar në tetë shtëpi shëndeti ndërkaq hulumtimi është bërë në 17 Klinika dhe Spitale të përgjithshme shtetërore të cilat veprojnë në fushën e gjinekologjisë dhe akusherisë.
Raporti i Avokatit të popullit
731 të mitura kanë lindur fëmijë gjatë vitit 2016-2017
4 – vajza të moshës 11-13 vjeçare
225 vajza të moshës 14-16 vjeç
62 vajza kanë abortuar prej të cilave:
23 të mitura – të moshës 14-16 vjeçare
21 aborte nga femra të moshës 17 vjeçe
Thuajse të gjitha femrat që kanë lindur janë me status jashtëmartesor. Spitalet nuk mbajnë evidencë të posaçme për to, apo nuk i kanë të sakta dhe të plota të dhënat sa i përket statusit martesor të tyre. Nuk mbahen të dhëna precize dhe të sakta mbi numrin e këtyre rasteve, gjë e cila çon deri në dhënien e numrave të gabueshëm, me të dhëna të tjera dalin në pyetësor, ndërsa me të dhëna tjera dalin pas mbikëqyrjes së gjendjes së konstatuar, gjë e cila tregon për nevojën urgjente të sjelljes të një rregullative e cila do të obligojë shtëpitë e shëndetit për mbajtje të një evidence të tillë- deklaroi Vaska Bajramovska – Mustafa, Zëvendëse e Avokatit të Popullit
Hulumtimi ka treguar edhe për mangësi të shumta në sistemin shëndetësor gjatë rasteve të tilla.
Nuk respektohet detyrimi ligjor për sigurimin e pajtimit nga prindi apo kujdestari gjatë intervenimit të vajzave të mitura. Në asnjërën nga shtëpitë e shëndetit nuk ekziston dokument i shkruar për marrjen e të sapolindurve nga ana e Qendrave për punë sociale, në rast kur nëna e mitur nuk dëshiron që të kujdeset për foshnjën dhe e len në Spital. Në një pjesë të spitaleve nuk ka punonjës social i cili duhet të kujdeset dhe të ndihmojë foshnjat e tilla-theksoi Vaska Bajramovska – Mustafa, Zëvendëse e Avokatit të Popullit
Institucioni i Avokatit të Popullit kërkon nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Punës dhe Politikës Sociale të ketë regjistër më të saktë për të gjitha lindjet dhe statusin e të miturave. Nga zyra e Avokatit të Popullit njoftuan se kanë hapur lëndë mbi dyshimet dhe denoncimet se ka tentime për vjedhje të fëmijëve në komunën e Shuto Orizarës./AlsatM/
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’