Google ADS

Meleshkanu: Vendet e Ballkanit Perëndimor të ndjekin shembullin e Athinës dhe Shkupit

15:34 | 1 Shkurt 2019
A. B.

Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Teodor Meleshkanu u kërkoi vendeve të Ballkanit Perëndimor që të ndjekin shembullin e Athinës dhe Shkupit dhe të gjejnë zgjidhje për rrethanat e vështira ekzistuese dhe historisë komplekse, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo ishte e pamendueshme disa vite më parë. Mrekullitë janë të mundshme. Shpresojmë se kjo do të krijojë energji edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilët ende po negociojnë”,tha Maleshkanu.

Shefi i diplomacisë rumune theksoi se në takimin jozyrtar të ministrave të punëve të jashtëm të BE-së dhe vendeve kandidate në Bukuresht, përfaqësuesit e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për herë të parë u ulën së bashku dhe ndanë idenë e njëjtë për mundësinë e zhvillimit të kushteve për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Nënshkrimi i marrëveshjes së Prespës tregoi se edhe përkundër rrethanave të vështira dhe historisë komplekse, me vullnet politik është e mundur që të gjendet zgjidhje për çështjet politike”, tha Meleshkanu.

Të ngjashme