Lajm i keq për Barcelonën pas shortit me Real Madridin në Copa del Rey

14:39 | 1 Shkurt 2019
A. B.

Barcelona duhet të jetë e brengosur pas shortit që i caktoi si kundërshtar të Real Madridit në gjysmëfinalene Copa del Rey.

Real Madrid dhe Barcelona do të takohen në gjysmëfinalen e Copa del Rey pas shortit të caktuar sot.

Ballafaqimi i parë do të zhvillohet në Camp Nou e lajmi i keq për ekipin “Blaugrana” është se ndeshja e kthimit është në Santiago Bernabeu.

Kjo do të jetë hera e parë që këto skuadar takohen nga fitorja e thellë e Barcelonës ndaj Real Madridit me rezultat 5:1 që ishte edhe takimi i fundit i Julen Lopeteguit si trajner i “Los Blancos”.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, Real Betis do të luajë me Valencian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme