Ky do të jetë kundërshtari i ardhshëm i Joshuas

14:13 | 1 Shkurt 2019
A. B.

Eddie Hearn ka përmendur emrat e kundërshtarëve të mundshëm për Anthony Joshuan në meçin e ardhshëm.

Anthony Joshua me “shumë mundësi” do ta anulojë datën e 13 prillit për një duel në stadiumin Wembley, ka bërë të ditur promotori i tij, Eddie Hearn.

Joshua, kampion i botës në versione të ndryshme në kategorinë e rëndë në boks kishte nënshkruar marrëveshje për të boksuar dy herë në stadiumin kombëtar, ku i pari ishte fitorja e 22 shtatorit ndaj Alexander Povetkin, transmeton lajmi.net.

Por, Hearn ka bërë të ditur se një duel i ri me Dillian Whyte në Britani ose me amerikanin Jarrell Miller në New York do të jenë sfidat e ardhshme të Joshuas.

“Gjëja kryesorë është se duket se 13 prilli është pak i pritshëm të realizohet”, u shpreh Hearn.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme