Kryesuar nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, është mbajtur takimi i parë i Komisionit Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Fatmir Limaj pas takimit ka thënë se në këtë takim kanë biseduar rreth përfundimit të projekit për kompleksin memorial “Adem Jashari”.
“Këto ditë u mor vendim për themelimin e komisionit për kompleksin memorial ‘Adem Jashari’, e që tregon se e kemi prioritet atë. Prekazi është vet historia e rrugëtimit të kombit tonë për shekuj dhe ne duhet t’ia japim vendin që i takon dhe përkushtimin e merituar. Të gjithë ne kur të vije projekti në përfundim, do të krenohemi me të”, ka thënë Limaj, raporton arbresh.info.
Sipas tij, pas një kohe askush s’do të ketë nevojë të dal jashtë Prekazit për të mësuar historinë e popullit, ndonëse duhet shumë punë për të përfunduar projektin.
“Nuk ka gjë më të rëndësishme për ne se sa Kompleksi memorial, është shenjë e lirisë, krenarisë, dhimbjes, e gjithë asaj që ka përjetuar Kosova. Thjesht, Prekazi është historia jonë”, tha tutje Limaj.
Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari ka uruar për këtë projekt.
“Përhajër na qoftë e qofshim faqebardhë”, ka thënë ai./arbresh.info
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane Karbohidrate Kartotat dhe Barishtet Jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën