Papa Françesku do të qëndrojë për vizitë dyditore në Emiratet e Bashkuara Arabe, një vend i cili po lufton bashkë me Arabinë Saudite në luftën e Jemenit. Pritet që Papa t’i bëjë vetëm dy paraqitje publike gjatë kësaj vizite që po cilësohet si historike.
Pritet që në Zayed të Emirateve të Bashkuara Arabe të grumbullohen rreth 120 mijë njerëz për ta pritur Papën. “Jam i lumtur për mundësinë që Zoti ma ka dhënë për ta shkruar një faqe të re të historisë për marrëdhëniet mes dy feve”, tha Papa Françesku para se të niset drejt Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai e filloi fjalimin e tij me përshëndetjen e myslimanëve, Salamu Alaikum.
Klerikët, besimtarët dhe diplomatët e Emirateve të Bashkuara Arabe thonë se vendi i tyre është në mesin e vendeve më tolerante ndaj feve tjera në Gadishullin Arabik. Të krishterët mund të shkojnë në kisha në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Kuvajt, por kishat janë të ndaluara në Arabinë Saudite.
Papa Françesku tha se i çmon Emiratet e Bashkuara si vend që po përpiqet të bëhet model i bashkëjetesës, vëllazërisë njerëzore dhe vendtakimit të kulturave dhe civilizimeve të ndryshme. Ai ka vizituar më parë edhe vende tjera me shumicë myslimane, ndërsa në muajin mars do ta vizitojë Marokun, shkruan “Reuters”
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?