Google ADS

Ipponi i Majlindes në vendin e dytë si më i bukuri në Grand Prix të Tel Aviv-it

11:01 | 1 Shkurt 2019
A. B.

Pas përfundimit të Grand Prix-it që është mbajtur në Tel Aviv të Izraelit, Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka zgjedhur TOP 5 rrëzimet më të mira me ippon në këtë garë.

Në mesin e tyre është edhe ipponi i xhudistet kosovare Majlinda Kelmendi, e që madje renditet në vendin e dytë.

Kelmendi mposhti në finale izraeliten, Gili Cohen, kategoria deri në 52 kilogram, duke fituar medaljen e artë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme