Komandanti i Forcave të SHBA-ve për Evropë, vizitë zyrtare në Maqedoni

09:01 | 1 Shkurt 2019
A. B.

Komandanti i forcave të SHBA-së gjenerali Christopher G. Cavoli sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Është planifikuar që ai të ketë takim me ministren e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, Vasko Gjurçinovski.

Në këto takime pritet të flitet për bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen e aktiviteteve të përbashkëta të ARM-së dhe Forcave të SHBA-ve për Evropë.

“Cavoli do të informohet për procesin e transformimit të ARM-së, si dhe pjesëmarrjen e ARM-së në trajnimet e përbashkëta me Forcat e SHBA-ve për Evropë gjatë vitit të ardhshëm”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme