Në Real Madrid, Karim Benzema vazhdon të bëhet pjesë e historisë dhe me dy golat e fundit ka arritur të jetë lojtari i gjashtë me më së shumti gola në klub duke lënë pas legjendën Hugo Sanchez.
Ai realizoi dy herë në stadiumin Montilivi kundër Gironas në Kupë të Mbretit, transmeton portali arbresh.info.
Me gjithsej 209 gola, Benzema nuk është shumë larg prapa Ferenc Puskas me 242 gola dhe Santillanas me 290, ndërkohë që pas tyre vijnë Alfredo Di Stefanos me 308, Raul Gonzales me 323 dhe në fund Cristiano Ronaldo me 451.
Edhe pse akuzohet shpesh se nuk shënon mjaftueshëm gola, ai ka lënë pas gjithë këto pretendime me formën e tij të shkëlqyer.
Benzema ka shënuar 136 gola në La Liga Santander, 47 në Ligë të Kampionëve, 20 në Kupë të Mbretit, tri në Kupë të Botës për Klube, dy në Superkupë të Spanjës dhe një në Superkupë të Evropës./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?