Google ADS

E konfirmon ministri, Kosova aplikon sërish në INTERPOL

22:25 | 31 Janar 2019
Arbresh.info

Pas dy here dështimi për tu anëtarësuar në organizatën ndërkombëtare INTERPOL, Kosova ka aplikuar përsëri.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa për Indeksonline.

Ai ka thënë se aplikimi është konfirmuar nga zyra e Interpol-it.

“E kemi mbështetur vendimin e Kryeministrit dhe Ministrit të MPJ-së për aplikim. Zyra për Interpol e ka konfirmuar aplikimin”, ka thënë Mustafa.

Kujtojmë se me 21 nëntor, në votimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit në Dubai, Kosova ka marrë 51 vota kundër, 68 për dhe 16 abstenime.

Ndërsa, hera e parë kur Kosova aplikoi në këtë organizatë ishte vit 2016.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme