Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka treguar për një takim që ka thënë se ka zhvilluar kohë më parë me diplomatin suedez, Carl Bildt.
Thaçi ka thënë në News24 se Bildt i ka sugjeruar atij, në zyrën e tij, ndarjen e Kosovës.
Presidenti i Kosovës ka thënë se bisedën për këtë çështje e ka konsideruar të papranueshme.
“Carl Bildt ka ardhur tek unë dhe ka thënë: ‘Thjesht duhet të ndahet'”, është shprehur Thaçi.
“Ka ardhur në zyrën time, ka thënë: ‘Kjo pjesë është e humbur për Kosovën dhe duhet të ndahet’. Unë i kam thënë: Nuk mund të diskutoj gjëra të tilla, kaq, tung”, ka treguar Thaçi.
Policia shqiptoi 2 mijë e 413 gjoba për 24 orë
Plagosi viktimën me armë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë...
Vdes pjesëtarja e Policisë së Kosovës, Mevlude Hajdari
Arteta tregon gjendjen e Kai Havertzit pas goditjes që mori ...
Plagoset më armë zjarri një person në Prishtinë
Vidhet një pushkë gjuetie me leje në Podujevë