Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar publikimin e detajeve që po zhvillon përmes telefonit me liderë amerikanë. Pas një bisede telefonike që ka zhvilluar me këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin John Bolton, ka biseduar edhe me ndihmës sekretarin amerikan, Wess Mitchell.
“Një bisedë telefonike kisha edhe me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell, me të cilin bisedova për situatën politike në Kosovë. Ne u pajtuam që ta vazhdojmë përkushtimin tonë në fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi.
Të gjitha institucionet në SHBA, thotë tutje presidenti, janë në mbështetje të Republikës së Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila përfundimisht do të sjellë paqe dhe stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.
“Kosova është unike dhe plotësisht e vetëdijshme për këtë mundësi historike”, ka thënë në fund Thaçi.
Rama: Magjia e vjeshtës i shton nurin qytetit të Lasgushit
Gërvalla niset për në Lituani, përfaqëson Kosovën në Forumin...
Republikanët e rritën epërsinë e tyre në Senat në 52 nga 100...
Mësohet se sa do të mungojë Neymari pas të lëndimit të radhë...
Macron, Scholz e Tusk, të shqetësuar për situatën në Gjeorgj...
Uragani Rafael godet Kubën/ Pezullohen fluturimet dhe mbylle...