Unaza e Madhe, ku shkuan ashensorët që premtonte Rama për shqiptarët?

19:47 | 31 Janar 2019
Arbresh.info

Me 8 shtator të vitit 2017, kryeministri Edi Rama përmes një përshëndetje që u bënte ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook u uronte një ditë të mbarë me pamjet e Unazës së Re.

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të Unazës së Re të Tiranës që është hapur sot duke lidhur shumë më shpejt dy zona të mëdha të qytetit siç janë Njësia 5 e Kombinati, si edhe duke lehtësuar trafikun e automjeteve në aksin Durrës-Tiranë-Elbasan. Punimet e kryera me standardet më të mira europiane përfshijnë 3 kalime këmbësorësh nga zona e Kristalit në Selitë, ashensor për PAK në mbikalim, si dhe 12 hyrje-dalje”, shkruante Rama.

Por punojnë apo nuk punojnë ashensorët për personat me aftësi të kufizuar?

Gazetarja e emisionit investigativ “BOOM” në Rtv Ora Neës ishte në mbikalimin e Selitës.

Siç edhe shihet në video, ashensori është i papërdorur.

Qytetarja: Ashensori nuk ka funksionuar asnjëherë, kemi nevojë. Desh rashë njëherë nga shkallët.

E njëjta situatë dhe në ashensorin e mbikalimit pranë shkollës Teknologjike. Ashensori është akoma i paketuar dhe pse ka filluar të ndryshket ende pa u vënë në punë.

Qytetari: Erdhën nga dy veta që hoqën të gjithë këto pajisjet.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme