Google ADS

Takimi i liderëve në Qeveri, Fatmir Limaj thotë se s’ka asgjë të veçantë

19:23 | 31 Janar 2019
Arbresh.info

Ka përfunduar edhe takimi i kryeministrit Ramush Haradinaj në Qeveri me zëvendëskryeministrin Fatmir Limajn si dhe Behgjet Pacollin.

Veç tyre pas takimit që patën në Presidencë, në Qeveri ata i shoqëroi edhe bashkëkryenegociatori Shpend Ahmeti.

Por, në lidhje me të gjitha këto zhvillime, i vetmi i cili ka komentuar shkurt ishte Fatmir Limaj.

Ai tha se nga këto takime të liderëve në Presidencë dhe në Qeveri nuk ka rezultuar diçka e veçantë, njofton Klan Kosova.

‘’S’ka asgjë të veçantë. S’ka asgjë’’ iu është përgjigjur gazetarëve, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme