Fuqitë kryesore të Bashkimit Evropian (BE) kanë vendosur një mekanizëm të ri me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit tregtar me Iranin, duke anashkaluar sanksionet e SHBA-ve kundër këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instrumenti për mbështetje të shkëmbimit tregtar (INSTEX) do të hapet me seli në Paris.
Televizioni shtetëror gjerman (NDR) njofton se në krye të INSTEX do të jenë një ekspert bankar gjerman.
Boshtin e mekanizmit të ri e përbëjnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, që në këtë mënyrë dëshirojnë të mbajnë gjallë marrëveshjen ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Iranit, nga e cila vitin e kaluar u tërhoqën SHBA-të.
Në këtë mënyrë edhe kompanive evropiane do t’u mundësohet mënyrë alternative e transaksioneve financiare me partnerët iranianë.
Të gjitha anëtareve të BE-së do t’u hapet dera e INSTEX, ndërsa organet drejtuese do të emërojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, të cilat së bashku me Rusinë, Kinën dhe SHBA-të janë nënshkruese të marrëveshjes ndërkombëtare me Iranin.
Ndryshe nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka tërhequr SHBA-të nga marrëveshja me Iranin, zyrtarët në Londër, Paris dhe Berlin besojnë se kjo marrëveshje është mënyra më e mirë për të parandaluar Teheranin nga zhvillimi i armëve bërthamore.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?