Agim Zeka është bërë më skuadër të re mbrëmjen e sotme (e enjte).
Anësori i Lilles i është bashkuar skuadrës holandeze Fortuna Sittard në formë huazimi për 18 muaj, transmeton portali arbresh.info.
20-vjeçari, i cili fillimisht iu bashkua ‘Les Dogues’ në janar të vitit 2017 nga skuadra shqiptare Skënderbeu Korçë për 300 mijë euro, ka shpenzuar sezonin e tij të parë si një i huazuar te skuadra në divizionin e dytë të Portugalisë – Leixoes.
Më pas, Zeka ka shpenzuar sezonin e kaluar te klubi në LigaPro – Varzim.
Reprezentuesi U21 i Shqipërisë, kontrata e të cilit është e vlefshme deri më 2021 qershor, do të kërkojë një kohë më të frytshme si një i huazuar në Holandë për të rritur shanset e tij për të depërtuar te skuadra e parë në Stade Pierre Mauroy./arbresh.info/
Haradinaj për asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes do...
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...
Bluesky me një qasje që do ta ndryshojë nga X dhe Threads
Të përfshirë në trafikimin e emigrantëve, ndalohen 3 punonjë...
SHBA paralajmëron Turqinë kundër mikpritjes së liderëve të H...