Përfundon takimi i liderëve, Haradinaj shkon në qeveri

18:29 | 31 Janar 2019
Arbresh.info

Ka përfunduar takimi i liderëve të koalicionit qeverisës.

Tashmë është larguar kryeministri Ramush Haradinaj, i cili shkoi në ndërtesën e qeverisë, raporton arbresh.info.

E gjithë kjo pas tensioneve lidhur me heqjen e taksës, për të cilën Haradinaj po këmbëngul, duke i dalë kundër kërkesës së SHBA-së.

Poashtu, koalicioni dhe ambasadori amerikan Philip Kosnett, sot kanë zhvilluar një takim në zyrën e Thaçit.

Haradinaj nuk përjashton mundësinë e prishjes së koalicionit, nëse vazhdojnë mospajtimet.

LEXO EDHE: Së shpejti pezullohet taksa

Ndërkaq, Haradinaj duke folur rreth situatës brenda koalicionit qeverisës, ka lënë të hapur mundësinë që ditët në vazhdim mund të ketë zhvillime të reja brenda PAN-it./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme