Farat e kungullit përmbajnë një shumëllojshmëri mineralesh nga magnezi, mangani, proteina, bakri dhe zinku dhe nutricionistët i kanë konsideruar gjithmonë si farat më të shëndetshme për t’u përfshirë në dietën ushqimore.
Më poshtë do të listojmë 10 arsye përse duhe të hani çdo ditë fara kungulli
1. Përbërësit anti-inflamatorë
Vaji i farave të kungullit vepron njësoj si anti-inflamatori indomethacin i cili përdoret në trajtimin e artritit, por pa efekte anësore.
2. Përfitimet për gratë që sapo kanë dalë nga periudha e menopauzës
Vaji i farave të kungullit është i pasur me phytoestoestrogjenë natyrore, të cilat mund të ndihmojnë në rritjen e konsiderueshme të kolesterolit të mirë HDL, të ulin tensionin e gjakut, qetësojnë dhimbjet e kokës dhe simptoma të tjera gjatë dhe pas menopauzës.
3. Rrisin imunitetin
Farat e kungullit janë të pasura me zink, një mineral thelbësor që luan një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar. Institutet Kombëtare të Shëndetit, rekomandojnq 8 mg zink çdo ditë për gratë e rritura dhe 1 filxhan fara kungulli përmban 6.59 mg.
4. Të pasura me antioksidantë
Farat e kungullit janë të pasura me antioksidantë. Ato përmbajnë forma të ndryshme të vitaminës E, acide fenolike e gjithashtu phytonutrientë të ndryshëm.
5. Burim i mirë i vitaminave B-kompleks
Farat e kungullit janë një burim i mirë i grupit kompleks të vitaminave B. Këtu përfshihen riboflavin, tiamin, niacin, vitaminë B-6, acid pantotenik dhe folatë.
6. Shëndeti i zemrës
Vetëm një e katërta e një kupe me fara kungulli përmban gati gjysmën e sasisë së rekomanduar ditore të magnezit. Magnezi është jetik për funksionet fiziologjike.
7. Konsumimi i farave të kungullit disa orë para gjumit mund të jetë i dobishëm për t’i siguruar trupit tuaj tryptophanin e nevojshëm për prodhimin e melatoninës dhe serotoninës, hormonin e gjumit dhe atë të qetësisë
8. Proteina me bazë bimore
Farat e kungullit janë një burim i mirë i proteinave. 100 gram fara ofrojnë 30 gram ose 54% të dozës ditor të proteinave.
9. Të pasura me kalium
Një filxhan me fara kungulli do t’ju sigurojë 588 mg kalium. Ky mineral ndihmon në tkurrjen e muskujve, balancimin e mineraleve, rregullimin e lëngjeve dhe mbajtjen nën kontroll të presionit të gjakut. /Living
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...