Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim rektorët e universiteteve publike të Kosovës, me të cilët ka diskutuar shqetësimet e tyre rreth zhvillimeve të fundit në procesin e akreditimit të programeve akademike, për çka u ka premtuar angazhim të Kuvendit dhe zgjidhje pa humbur kohë.
Kadri Veseli ka potencuar se kriteri i vetëm i konkurrencës duhet të jetë gara për cilësi dhe profilizim universitar.
Ai ndër të tjera ka shtuar se universitetet publike nuk do të mbyllën, ato vetëm do të zhvillohene dhe më shumë.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Kuvendi i Kosovës nuk do të lejojë që të cenohet autonomia dhe vazhdimësia e universiteteve publike, as nga ndërhyrjet politike dhe as nga interesat e tjera të ndërlidhura me konkurrencën në arsimin e lartë në Kosovë. Kriter i vetëm i konkurrencës duhet të jetë gara për cilësi reale dhe profilizim universitar, në përputhje me nevojat e ekonomisë së tregut. I siguroj studentët e universiteteve publike se të drejtat e tyre do të mbrohen plotësisht! Ata duhet të vazhdojnë të qetë studimet e tyre. Universitetet publike nuk do të mbyllen. Ato vetëm do të zhvillohen edhe më shumë!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook, pas takimit me rektorët.
112 vjetori i Pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në New Yo...
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...