Google ADS

Ahmeti: Kërkesat e punëtorëve të komunës së Prishtinës, janë drejtuar Kuvendit dhe Qeverisë

17:09 | 31 Janar 2019
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se kërkesat për rritje të pagave nga punëtorët e kryeqytetit, janë të drejtuara për Kuvendin dhe Qeverinë.
Ahmeti ka shkruar se komuna e Prishtinës nuk e përcakton nivelin e pagave për punëtorët e saj.

“Punëtorët e Komunës së Prishtinës sot kanë organizuar grevë të përgjithshme duke kërkuar rritje të pagave. Komuna e Prishtinës nuk i përcakton nivelin e pagave prandaj këto kërkesa janë të drejtuara te qeveria dhe te Kuvendi i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti gjithashtu ka thënë se deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina kishte kërkuar që komuna e Prishtinës sa i përket pagave, të dallohet nga komunat e tjera.

“Kërkesa e Pantinës ka qenë që komuna e Prishtinës, të trajtohet sikur një ministri”.

Por Ahmeti ka thënë, se një kërkesë e tillë është refuzuar nga të gjitha partitë e tjera përveç AAK-së.

“Deputetja e PSD, Shqipe Pantina, si anëtare e komisionit ka kërkuar që Komuna e Prishtinës të dallohet nga niveli i komunave tjera me paga, për shkak të statusit të veçantë si kryeqytet, por edhe për shkak të vëllimit të punëve që është shumë më i lartë në krahasim me komunat e tjera, në çdo fushë. Kërkesa e deputetes Pantina ka qenë që komuna e Prishtinës të trajtohet sikurse një ministri. Për propozimin e PSD kanë votuar Shqipe Pantina dhe Rasim Selmanaj (AAK). Kundër kanë qenë të gjithë të tjerët, përfshi PDK, LDK (Arban Abrashi e Imet Rrahmani) e po ashtu edhe LVV (Valon Ramadani)”, përfundon postimi i Shpend Ahmetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme