Neymar shpërthen kur pyetet për rikthim te Barça

16:47 | 31 Janar 2019
Arbresh Info

Neymar nuk është në kohën e tij më të mirë aktualisht.

Braziliani ka thyer sërish këmbën dhe do të jetë për më shumë se dy muaj jashtë fushës pas konfirmimit të lëndimit të tij në këmbën e djathtë, gjë që duket se është duke pasur ndikim edhe në disponimin e tij, transmeton portali arbresh.info.

Kjo mësohet qartë nga reagimi i tij kur një gazetar e pyeti atë të enjten në aeroportin El Prat se kur do të rikthehej në Paris.

https://twitter.com/DeportesCuatro/status/1090953050406178821

Por, në momentin kur dikush dëgjohet duke e pyetur nëse dëshiron të rikthehet te Barça dhe nëse ka ende kontakt me ish bashkëlojtarët e tij, Neymar shpërtheu duke thënë: “Mos mi prekni testikujt” para se të vazhdojë tutje drejtë rrugës së tij.

Neymar shkoi në Barcelonë të mërkurën për t’iu nënshtruar një rishikimi në këmbën e tij të djathtë, të cilën e lëndoi gjatë një ndeshje në Kupë kundër Strasbourgut.

Bazuar në raportet nga Franca, vizita e brazilianit te Barcelona ishte pjesë e planeve të PSG-së për rikuperimin e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme