Prokuroria Themelore e Pejës gjatë muajit janar ka ngritur 99 aktakuza, ndaj gjithsej 123 personave, për vepra të ndryshme penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Gjatë muajit janar të këtij viti, Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie, ka ngritur 88 (tetëdhjetetetë) aktakuza, kundër 105 (njëqindepesë) të pandehurve.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të Pejës, gjatë muajit janar janë ngritur gjithsej 11 (njëmbëdhjetë) aktakuza, kundër 18 (tetëmbëdhjetë) të pandehurve.
Gjithashtu, gjatë këtij muaji, Prokuroria Themelore e Pejës ka paraqitur 11 (njëmbëdhjetë) kërkesa për caktimin e paraburgimit, ndaj 18 (tetëmbëdhjetë) të pandehurve.
Nga Departamentin i Krimeve të Rënda janë parashtruar 5 (pesë) kërkesa për caktimin e masës paraburgim ndaj 11 (njëmbëdhjetë) të pandehurve, ndërsa nga Departamenti e Përgjithshëm i kësaj prokurorie, janë dorëzuar gjithsej 6 (gjashtë) kërkesa ndaj 7 (shtatë) të pandehurve për caktimin e paraburgimit nga gjykata kompetente.
Aksident me vdekje në Shkodër
Aksident me vdekje në Shkodër
BE: Projektligji i Qeverisë së Serbisë për përndjekjet në Ko...
Komentet e Biden rrezikojnë fushatën e Kamala Harris
Rama: Rrugicat e pazarit të Gjirokastrës së rilindur zgjohen...
Shoqata e Onkologeve të Kosovës organizon aktivitet në kuadë...