Google ADS

Zjarr në garazhin e pallatit, digjen tre makina në Tiranë

15:14 | 31 Janar 2019
A. B.

Tre makina janë djegur gjatë natës së kaluar në zonën e Astirit.

Mësohet se zjarri ka përfshirë garazhin e një pallati 8 katësh.

Sipas policisë, flakët kanë përfshirë fillimisht njërën prej makinave e më pas janë djegur edhe dy automjetet e tjera.

Ndërkohë policia po punon për zbradhjen e shkaqeve të zjarrit dhe rrethanat e ngjarjes.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme