Kreu i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido ka zhvilluar takime sekrete me ushtrinë për të marrë mbështetjen e saj për rrëzimin e presidentit Nikolas Maduro.
Lideri i opozitës në Venezuelë e pohoi këtë në një shkrim për New York Times. Guaido e shpalli veten president në detyrë gjatë këtij muaji.
Rusia dhe Kina vazhdojnë të mbështesin Maduron, ndërsa SHBA dhe vende të tjera të Amerikës Latine, madje edhe Shqipëria dhe Kosova, kanë njohur Guaidon si president të përkohshëm.
Rreth 3 milionë njerëz janë larguar nga Venezuela në vazhdën e problemeve të mëdha ekonomike dhe gjatë javëve të fundit ka pasur një rritje të dhunës dhe protestave në vend.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person