Google ADS

Rihanna ka shpresa se Chris Brown do të dashurohet sërish

13:24 | 31 Janar 2019
Arbresh.info

Pas ndarjes nga ajo, Rihanna beson se ish i dashuri i saj, Chris Brown do të dashurohet sërish.

Rihanna dhe Chris Brown ishin njëri ndër çiftet më të komentuara në media.

Së fundmi kur Chris u përball me akuza për përdhunim, ani pse Rihanna-n nuk e ka pasur afër, pranë tij u gjet Amika Harris e cila po e ndihmon ta tejkaloj këtë ‘sfidë’.

Mirëpo mediat e huaja kanë shkruar se ani pse jo fizikisht me të, Rihanna mendon për ish të dashurin e saj, kështu duke shpresuar se ai do të mund ta gjejë sërish dashurinë.

Një burim i afërt i këngëtares tha për Hollywood Life se ajo është e lumtur që Chris është duke u shoqëruar me Amikan.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme