Rama ‘godet’ sërish Zërin e Amerikës: Për herë të dytë kazan

12:54 | 31 Janar 2019
A. B.

Gjatë seancës së sotme opozita akuzoi qeverinë se ka vjedhur vjedhjet e vitit 2017 dhe këtë e vërtetuan edhe përgjimet e publikuara një ditë më parë nga Zëri i Amerikës.

Por si herën e parë kur po kjo media publikoi përgjimet për emërimet në burgje, edhe këtë herë Rama bëri një sulm të paprecedent ndaj Zërit të Amerikës”.

“Është hera e dytë që kjo media bëhet kazan, asgjë e re edhe këtë herë.

Meqë e ka thënë Zëri i Amerikës ju thoni që e ka thënë Amerika.

Herën e parë e rrëzuam poshtë me qindra dokumente dhe këtë herë nuk ka asgjë të re.

Zëri i Amerikës u bë zëdhënëse e kazanit të Tiranës”, tha Rama në parlament.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme