Rinisin reshjet e borës në Korçë, ja akset që qarkullohen me zinxhirë

10:55 | 31 Janar 2019
Arbresh.info

Në Qarkun e Korçës akset rrugore nacionale qarkullohen normalisht me përjashtim të aksit rrugor Boboshticë – Dardhë dhe Voskop – Voskopojë, në të cilat qarkullimi bëhet me zinxhirë.

Sipas Prefekturës së Qarkut Korçë, reshjet e borës kanë filluar në orët e mëngjesit dhe deri tani në zonat fushore ka rënë 5 cm borë dhe zonat malore rreth 10 cm borë. Aktualisht reshjet kanë pushuar.

Sa i takon akseve rrugore rurale, deri në qendrat e Njësive Administrative qarkullimi është normal me përjashtim të segmentit Ura e Floqit – Vithkuq dhe Voskopojë – Lekas, ku qarkullimi bëhet me zinxhirë.

Me zinxhirë qarkullohet edhe në fshatrat Lubonjë, Rehovë e Roshanj të Njësisë Administrative Vithkuq si dhe ne fshatin Arrëz të Njësisë Administrative Miras.

Ende nuk janë hapur rrugët në fshatin Pepellash të Njësisë Administrative Mollas, Panarit të Njësisë Administrative Vithkuq, në fshatrat Desmirë dhe Marjan të Njësisë Administrative  Gore, në fshatrat Stërkanj, Nicë, Dërdushë dhe Osnat të Njësisë Administrative Dardhas.

Pa energji është aktualisht zona e Voskopojës, Lekasit me 5 fshatra te Moglicës si dhe në Bashkinë Pustec pa energji janë fshatrat Kallamas, Gollomboc, Goricë e Madhe, Goricë e Vogël dhe Dogana Goricë.

Nga OSHEE po punohet me grupet e punës në terren për rregullimin e defekteve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme