Nga nesër hyn në fuqi vendimi për testimin e gazit

08:33 | 31 Janar 2019
Arbresh.info

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, ka marr vendim që prej ditës së nesërme të këtij viti, të aplikoj  vendimin për pullën mjedisore të automjeteve apo ndryshe testimi i gazrave dalëse të automjeteve.

Arbresh.info pati mësuar se ky vendim obligon të gjithë “Qendrat e Kontrollit Teknik të Automjeve dhe të Homologimit për zbatimin e këtij vendimi.

Me testimin e këtyre gazrave, qytetarëve iu bëhet barrë jo vetëm të paguajnë kontrollin teknike të automjeteve që është përcaktuar nga kjo ministri me çmim prej 30€, tash do të paguajnë edhe çmimoren për testim të gazrave për secilën kategori të mjeteve motorike.

Çmimorja për kategorinë e motoçikletave është 3.50€, ndërsa për automjetet nën 3.5 tonë është 5€, ndërsa mbi 3.5 tonë është 6€.

Vlen të theksohet se qytetarët e Republikës së Kosovës paguajnë edhe taksën ekologjike që është e aplikuar më se shumë vite nga Ministria e Punëve të Brendshme, kjo taks paguhet në Qendrat Komunale për Regjistrim të automjeteve./Arbresh.info/

Nga 1 shkurti hyn në fuqi vendimi për testimin e gazit

Të ngjashme