Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka komentuar zërat për një shkëmbim të mundshëm territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të një marrëveshjeje përfundimtare për paqe mes dy vendeve.
Ai ka thënë se ndryshimi i kufijve nuk përbën rrugë drejt paqes.
Hasani ka vlerësuar në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se ndarja e Kosovës do të sillte gjakderdhje.
“Ndarja territoriale do të shkaktonte dhunë në jug të lumit Ibër”, ka parashikuar Hasani.
Ai e ka vlerësuar “naivitet” të supozuarit se shkëmbimi i territoreve do të çonte drejt një zgjidhjeje afatgjate.
Sinani: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimo...
Konjufca priti në takim anëtarët e komisionit të Parlamentit...
Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it
Policët e rinj të Kosovës trajnohen tre muaj – më së p...
Vendasit dhe policia në luftë të përbashkët kundër bandave, ...
Space X lanson edhe një raketë testuese