Google ADS

Liverpooli vetëm një pikë kundër Leicestrit

23:05 | 30 Janar 2019
Arbresh Info

Liverpooli nuk ka arritur të shfrytëzojë gabimin nga Manchester City për të krijuar një shkëputje në tabelën e Premierë Ligës.

“Redsat” kanë siguruar vetëm një pikë nga takimi si nikoqir në Anfield kundër Leicester Cityt në kuadër të xhiros së 24-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Goli i epërsisë nga sulmuesi Sadio Mane i realizuar në minutën e 3′ u mohua nga Harry Maguire që barazoi shifrat në 1 me 1 në minutën e 47′ të ndeshjes.

Xherdan Shaqiri ishte pjesë e formacionit startues te skuadra nën udhëheqjen e Jurgen Klopp, por ylli kosovar luajti për vetëm 67 minuta në fushë.

Liverpooli tani ka 61 pikë, pesë më shumë se Manchester City në pozitën e dytë në tabelë, ndërsa Leicester City qëndron në pozitën e 11-të me 32 pikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme