Google ADS

Haliti: Kosova do ta marrë një flakaresh nga Amerika shkaku i taksës

21:58 | 30 Janar 2019
Arbresh.info

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se Kosova nuk rrezikon t’i prish raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkaku i taksës.
Haliti ka thënë se për çështjen e taksës, Kosova do të marrë një flakaresh miqësore nga SHBA’ja.

“Për çështjen e taksës, ne nuk i rrezikojmë raportet me SHBA’në, me aleatin tonë të madh. Krejt çka mund të marrim është një flakaresh miqësore nga prindi ynë, në këtë rast Amerika”, ka thënë Haliti në RTV Dukagjini

Ai ka shtuar se çështja e taksës nuk do ta përçajë koalicionin qeverisës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme