Vuçiq flet përmes telefonit me Hahn dhe Mitchell për taksën e vënë nga Kosova

21:34 | 30 Janar 2019
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur sonte në telefon me komisionarin e BE-së, Johannes Hahn dhe zëvendëssekretarin në dorëheqje amerikan të shtetit për Euroazi, Wess Mitchell.

Temë e telefonatave ka qenë taksa e vënë nga Kosova për produktet serbe, shkruan Most, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq ka thënë se Serbia është e gatshme që t’i kthehet dialogut nëse Prishtina heq tarifën e vënë. Hahn thuhet se ka premtuar angazhimin e tij në mënyrë që të hiqet kjo masë. Edhe Mitchell theksohet të ketë thënë se heqja e taksës 100% do të krijonte kushtimin për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme