Google ADS

Hap zjarr ndaj njerëzve, një viktimë e gjashtë të plagosur

21:20 | 30 Janar 2019
Arbresh.info

Një person është vrarë dhe gjashtë janë plagosur si pasojë e hapjes së zjarrit nga një person në qytetin Bastia të ishullit francez të Korsikës.

I dyshuari filloi të gjuajë me armë në rrugë në ora 16:25 të kohës lokale në lagjen Montesoro të Bastisë, transmeton portali arbresh.info.

Pas sulmit, i dyshuari thuhet se u kthye në shtëpi dhe forcat e sigurisë e kanë rrethuar ndërtesën.

Motivi për sulmin është ende i paqartë, ndonëse raportet fillestare kanë përjashtuar terrorizmin.

I dyshuari thuhet të jetë në të 60-at dhe ka të paktën një dënim të mëparshëm, thonë mediat.

Një nga viktimat thuhet të jetë një oficer policie./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme