Google ADS

Çështje minutash vendimi lidhur me taksën

19:07 | 30 Janar 2019
Arbresh.info

Ka përfunduar tashmë takimi i jashtëzakonshëm i krerëve të koalicionit qeverisës, raporton arbresh.info.

Asnjëri prej tyre nuk ka folur për media.

Arbresh.info mëson nga burimet se nuk është arritur kurrfarë dakordi lidhur me taksën prej 100% ndaj produkteve serbe e boshnjake.

I kontaktuar nga Arbresh.info zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë shkurt se është çështje minutash kur do të dalin me një deklaratë.

“Jemi ende në mbledhje është çështje minutash kur do të dalim me një deklaratë”, tha Hoxhaj për arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme