Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba në sesionin e ri të punës së Kuvendit, ka pyetur ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi për ndërtimet e shumta në zonën turistike të Brezovicës.
Matoshi u përgjigj se kjo është kompetencë e komunës së Shtërpcës, dhe që ndaj kësaj komune ka urdhëruar që të ndërmerren masa konform ligjit.
“Në zonën turistike Brezovica kompetentë për dhënieve e lejeve është komuna e Shtërpcës ngase konsiderohet vendbanim sipas evidencave që kemi ne në ministri gjatë vitit 2018 nga komuna e Shtërpcës janë lëshuar 29 leje ndërtimi, përgjegjësinë për zbatimin e këtyre lejeve të ndërtimit e ka inspektorati komunal, inspektorati i ministrisë së Mjedisit gjatë kontrolleve në zonat inspektuese Brezovica për të gjitha shkeljet ligjore në terren në procesverbal ka urdhëruar drejtorinë e inspektoratit komunal të Shtërpcës që të ndërmarrë masa konfrom dispozitave ligjore për të gjitha tejkalimet e bëra” , ka thënë ai. /KosovaPress/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...