Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave, ndërsa ka theksuar se qytetarëve të Kosovës u është dhënë një premtim se pas përmbushjes së këtyre kushteve do të udhëtojnë pa viza, por se i njëjti premtim nuk është mbajtur.
Sholtes, në një intervistë për “europeaninterest”, tha se liberalizimi i vizave nuk e ndihmon drejt shmangies së izolimit vetëm Kosovën, por tërë rajonin.
“Kosova është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor ku ekziston ende kërkesa për viza. Kosova i përmbushi dy kushte të rëndësishme të ngritura nga Komisioni Evropian – lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të dytin, demarkacionin kufitar me Malin e Zi. Ky kushti i dytë ishte çështje e ndjeshme. Dhe më pas, siç kam thënë, nuk ndodhi asgjë. Dhe tani njerëzit në Kosovë ndihen të dëshpëruar, ata besojnë se vendi i tyre nuk e meriton këtë. Me këtë ju japim një shembull se sa problematike mund të jetë kur ju premtoni diçka, dhe nuk e mbani premtimin”, tha Sholtes, transmeton Koha.net.
Ai shtoi se Parlamenti Evropian e po ashtu edhe Komisioni Evropian kanë qëndrim pozitiv për sa i përket liberalizimit të vizave, por thekson se vendimi përfundimtar varet nga Këshilli i Evropës.
“Po flasim vetëm për liberalizim vizash, proces i cili nuk do ta ndihmonte vetëm Kosovën por tërë rajonin që t’i shmanget izolimit”, theksoi ai.
Tutje, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, tha se në raportin Kosovë-Serbi ka ende çështje të vështira.
“Krijimi i Kosovës ka hapur shumë kapituj. Por ky është një test për BE-në për të parë se sa mirë e njeh Ballkanin. Sepse Bosnja e Hercegovina paraqet po ashtu një problem pasi që është një shtet me regjim specifik dhe nacionalizmi boshnjak është në rritje”, theksoi ai.
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor